E rëndë në Sarandë, roja rrëzohet nga kati i 15-të i pallatit, ndërron jetë

Një 63 vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në Sarandë, pasi është rrëzuar nga kati i 15-të i pallatit ku punonte si roje.

Ai ka rënë në katin e 14-të, por edhe kjo lartësi e vogël fatkeqësisht i ka shkaktuar vdekjen.

“Më datë 30.10.2021, rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton Policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.