Me cigaren në dorë, Kristo Kiço ndjek punimet e shtrimit të rrugës në fshatin Kulluricë
Një projekt thelbësor dhe në të njëjtën kohë jetik u përfundua në komunitetin e Koulluricës në ditët e fundit.
Ekipet e Shërbimit Teknik të bashkisë, punuan, për përfundimin e betonimit të një pjese të madhe të rrjetit të brendshëm rrugor, i cili ishte dëmtuar nga kushtet e pafavorshme që mbizotërojnë herë pas here në zonë.
Janë investuar 165m3 (metër kub) beton, me një gjatësi totale prej pafërsisht 450 metra linear, të investuar nga bashkia dhe banorët e komunitetit, duke i dhënë një zgjidhje të plotë një problemi kronik, në lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve, me ndërhyrje që të përmirësojë jetën e përditshme të qytetarëve.
Kryetari i Bashkisë z. Kiço falenderon përzemërsisht ata që kontribuan për realizimin kësaj kërkese shumë vjeçare të komunitetit.