Lëvizshmëria, një ndër sfidat e zhvillimit të Sarandës
Megjithë ndërhyrjet që kanë sjellë zgjidhje përmirësuese në lëvizshmëri, Sarandës i nevojiten zgjidhje të mëdha, që i këtkon zhvillimi i shpejtë. Projekti PZHIUT-Saranda Porta e Turizmit, konsiderohet si një partner i besueshëm nga ne, për të mbërritur në zhvillim urban të qëndrueshëm.
Këtë kishte në fokus edhe takimi i zhvilluar me konsulentin e projektit.
Me praninë e Kryebashkiakut Adrian Gurma dhe të specialistëve të urbanizimit dhe transportit në Bashkinë e Sarandës, u parashtrua plani i mobilitetit dhe u vunë për diskutim në tryezë problematikat në qarkullim.
Tryeza shërbeu për të përcaktuar hapat e nevojshëm në vijim, për të kapërcyer vështirësitë e deritanishme dhe të lehtësohet lëvizshmëria, sidomos gjatë sezonit turistik, që vjen duke zgjatur kufijtë.