Ksamil/ Policia arreston 59- vjeçarin, po ndërtonte pa leje
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë konstatuar në lagjen nr.2, Ksamil, një objekt të ndërtuar pa leje.
Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i një shtetasi 59 vjeç, banues në Sarandë.
Ai dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente, në oborrin e banesës së tij, 1 objekt me kollona dhe soletë betoni, përfundon Komunikata e Policisë.