Ina Zhupa me qytetarët dhe bizneset në Sarandë: I mbyti varfëria e madhe
Zëdhënësja dhe deputetja Partisë Demokratike Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me qytetarët dhe bizneset e vogla në Sarandë, me të cilët ka diskutuar për situatën ekonomike.
Ajo u tha qytetarëve se PD ka çuar në Kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%. Gjë që sipas saj do të nxisë konsumin dhe do u vijë në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve.
“Me qytetarët dhe bizneset e vogla në Sarandë për situatën ekonomike që po kalon vendi dhe për të shpjeguar disa propozime të PD që i vijnë në ndihmë atyre.
Një tregtare më tregon që ka kohë që nuk i vjen dikush të blej me lek letër por vetëm qindarka që mezi i mbledhin.
Partia Demokratike ka çuar në Kuvend një iniciativë ligjore për propozimin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore të shportës nga 20% në 6%. Me këtë masë nxitet konsumi dhe ju vijmë në ndihmë qytetarëve dhe biznesve që janë gati në prag falimentimi.
E kemi për detyrë që ti shërbejmë me çdo mundësi qytetarëve dhe vetëm ky do të jetë misioni jonë.”- shkruan Zhupa.