Butrinti rikthehet tek fitorja në shtëpi, fiton thellë ndaj Shkumbinit

Butrinti është rikthyer sërish tek fitorja në fushën e vet, duke mundur skuadrën e Shkumbinit.

Një fitore mjaft e rëndësishme për sarandiotët të cilën triumfuan me rezultatin e thellë 5-2.

Edhe pse miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Barbosa në minutën e 13-të, reagimi i Butrintit ishte i menjëhershëm.

Galuner në minutën e 29-të dhe Hyska në të 36-tën përbysën gjithçka që në 45- minutat e para.

Edhe pjesa e dytë e ndeshjes foli tërësisht për Butrintin që shënoi dhe tre gola të tjerë, por dhe peqinasit shënuan një gol që vlejti vetëm për statistikë.

Pas kësaj fitoreje Butrinti renditet më vendin e shtatë me 10 pikë të grumbulluara.

Takimi i radhës për Butrintin do jetë në transfertë kundër Maliqit. /Sarandanews.com/