COVID-19 “pushton” dhe Këshillin Bashkiak të Sarandës
Ditën e djeshme ishte parashikuar që rreth orës 13:00 të zhvillohej mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Sarandë.
Por diçka e tillë nuk u realizua, pasi nuk plotësohej kuroumi për zhvillimin e mbledhjes.
Të pranishëm në mbledhje ishin 10 antarë nga 16 që janë gjithësej.
Mungesa e 6 antarëve bëri që mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak të anulohej.
Mësohet se shumica e antarëve kanë munguar për arsye shëndetsore pasi janë infektuar me Covid-19. /Sarandanews.com/