Butrinti nuk shkon më shumë se barazimi kundër Vorës
Butrinti nuk ka arritur dot të triumfojë në sfidën e sotme të luajtur në stadiumin “Andon Lapa” të qytetit të Sarandës.
Skuadra e drejtuar nga Artan Bano, u ndal në shtëpi nga ekipi i Vorës me rezultatin 1-1.
Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me anë të Kovaçit në minutën e 63-të.
Megjithatë reagimi i Butrintit ishte i menjëhershëm pasi në minutën e 74-të Paterini barazon shifrat.
Rezultat që mbeti i pandryshuar deri në fund të ndeshjes me të dyja ekipet që marrin vetëm nga një pikë. /Sarandanews.com/