“Po zbulohet kalaja në ferra”, Rama porosit Tërmet Peçin në Tepelenë: Të mos prishet asnjë shtëpi

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Tepelenë bashkë me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Rama shkruan se në Tepelenë po zbulohet në ferra e plehra, kalaja mahnitëse Ali Pashës. Rama tha se duhen ndërhyrë në rrugë, oborre dhe gardhet rrethuese të banesa, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët.

“Aty ku po zbulohet, pas fundosjes në ferra e në plehra për dekada të tëra, kalaja mahnitëse e Ali Pashë Tepelenës dhe ku brendia e saj po kthehet nga një bathore abuzivizmi e varfërie, në një lagje të rilindur nga respekti për Trashëgiminë Kulturore dhe ambicia për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik e social, me synim kthimin e potencialit turistik në burim fitimi për individët, komunitetet e për ekonominë kombëtare”, shkruan Rama.

Rama i dha disa porosi kryebashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçit që të restaurohet Kalaja dhe banesat të kthehen në banesë për t’u transformuar në resort turistik.

Rama: Këto shtëpitë do i kthejmë në bujtina të vogla, dhoma. Nuk mund t’i prishim. Këtu janë këto elementët. Këtu do jetë një perlë që do kthehet në resort turistik të banorëve të zonës. Kalaja duhet të restaurohet.

Këtu jemi si në arkitektonikën e Bathores. Kjo rruga që është këtu të sistemohet.  Duhen lënë ca elementë. Shiko sa bukur. Kjo është autentike por ajo çatia lart duhet hequr. Kjo duhet të kthehet në një minierë që ka edhe elementë të kohës së vjetër por ka edhe elementë të kohës së re

Banorët: Demokratë jemi ne po hajde. Jam i kënaqur me këtë punën që ka bërë kryetari i bashkisë. Unë jam kandidat

Rama: Më dëgjo mua, mbaje mirë këtë (për të shoqen), se po mbajte mirë këtë i ke edhe 25 vite të tjera

Tërmet Peçi: Siç e kemi fol bashkë, do t’i legalizojmë të gjitha banesa

Rama: Të mos prishet asnjë shtëpi.