Vidhnin banesat në Metoq, policia e Sarandës arreston dy 19- vjeçarë

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, shtetasit Sh. M., 19 vjeç dhe F. M., 19 vjeç, të dy banues në fshatin Metoq, Sarandë.

Arrestimi i tyre sipas Policisë është bërë pasi dyshohen se kanë vjedhur disa sende të ndryshme në banesën e shtetasit A. Q., në fshatin Metoq.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme, përfundon komunikata e Policisë.