VIDEO/ Fiks Fare tjetër denoncim për bashkinë Delvinë: Shkollën nga ambulanca e fshatit Shijan e ndajnë plehrat

Emisioni investigativ Fiks Fare ka publikuar të tjera denoncime që vijnë nga bashkia e Delvinës.

Pas degradimit të qëndrës, sot emisioni Fiks Fare ka publikuar të tjera pamje të rënda nga fshati Shijan.

Në videon denoncuese të publikuar shihet gjëndja skandaloze e plehrave mes dy institucioneve kryesore të fshatit Shijan, ku pranë shkollës dhe ambulancës ndodhen plehra të shumta.

“Shkollën nga ambulanca e fshatit Shijan e ndajnë plehrat!”, shkruan emisioni Fiks Fare që ka publikuar videon e më poshtme. /Sarandanews.com/