U rrit me 10 lekë, Arben Ahmetaj: Çmimi i bukës është i përballueshëm

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka folur lidhur me rritjen e çmimit të bukës me 10 lekë, duke filluar nga disa javë më parë në të gjitha furrat në vend.

Ahmetaj foli në emisionin “Frontline”,ku edhe u shpreh se Rusia ka rritur çmimin e grurit ndaj dhe kjo do të reflektohet në tregun e brendshëm. Por shtoi se një rritje e tillë është e përballueshme nga qytetarët.

Si e komentoni rritjen e çmimit të bukës?

Po ta shikoni llogarinë e detajuar të rritjes së çmimit të miellit dhe atë të bukës deri tani çmimi është i përballueshëm në një rritje 7-10%. E gjithë përllogaritja që kemi bërë ne është në këtë përqindje. Në parim praktikisht ka ardhur për shkak të rritjes së çmimit të grurit të tregjet ndërkombëtare. Rusia, një nga eksportuesit më të mëdhenj ka rritur çmimin e prodhimit të grurit. Është hera e 3-të në 8 vite që ndodh një gjë e tillë. Çmimet në një periudhë kohore rreth 7-8 muaj reflektohen në tregun e brendshëm. Ne po vazhdojmë ta monitorojmë dhe do të kemi përgjigje për këtë. Dje me porosi të kryeministrit kam pasur një takim me ministren e Financës dhe qeveria do të ulet dhe do të marrë vendime. Nuk do të ketë çmime të detyruara. Do të shkatërronin qytetarët dhe ekonominë. Ne jemi në një fazë ku rritjet janë në ato nivele që edhe sipërmarrja e absoron.