Sarandë, arrestohet dhe 49- vjeçari i shpallur në kërkim për ndërtimet pa leje te “Kurora e qytetit”
Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, me akuzën e ndërtimit pa leje. Sipas uniformave blu është prangosur Aleksandër Rica.
Gjithashtu, më herët janë arrestuar nga policia edhe katër punëtorët e kontraktuar prej tij për ndërtimin e objektit, vilë.
Sipas policisë, 49-vjeçari dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara po në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aleksandër Rica, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
Njoftimi i plotë:
Sarandë/Vijon puna për evidentimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që ndërtojnë pa leje.
Vihet në pranga 49-vjeçari i shpallur në kërkim policor, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
Më herët u vunë në pranga nga Policia 4 shtetasit, e kontraktuar nga 49-vjeçari, për ndërtimin pa leje të një objekti, në zonën e mbrojtur të quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë.
Evidentohet dhe 2 objekte të tjera të ndërtuara pa leje, po në atë zonë, nga ky shtetas.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë,
bazuar në informacionet e marra, falë dhe bashkëpunimit me qytetarët, kanë konstatuar dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara pa leje, në vendin e quajtur “Kurora e qyetit”, në lagjen nr.3, Sarandë.
Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor, Aleksandër Rica, 49 vjeç, banues në Sarandë.
Ky shtetas dyshohet se ka kontraktuar 4 puntorë (të vënë në pranga nga Policia më herët), për ndërtimin e një objekti (vilë), po ashtu ky shtetas dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e autoriteteve kompentente dhe 2 objekte të tjera, të ndërtuara po në vendin e quajtur “Kurora e qytetit”, Sarandë, e cila është zonë e mbrojtur.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Aleksandër Rica, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak.
Vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë përgjegjësi për mosverifikimin e ndërtimeve dhe pronave, në proçes legalizimi, të këtij shtetasi, në një zonë të mbrojtur, të qytetit të Sarandës.
Materialet shtesë në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Prodhimi dhe mbatja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar në misionin e saj me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ? dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast abuzimi apo shkelje të ligjit.