VIDEO/ Igumenicë, 4 shqiptar mbjellin plantacion me 2600 rrënjë kanabis

Policia greke ka gjetur një plantacion tjetër të mbjellë me hashash, në një zonë pyjore të Goumenissa, në Kilkis.

Ky plantacion është zbuluar vetëm disa ditë pas zbulimit të një tjetër plantacioni, e në të njëjtën zonë.

Me një distancë prej 3 kilometrash nga njëra tjetra, policia asgjësoi 2.606 fidanë, të lartë deri në një metër secila.

Po ashtu, janë sekuestruar dy kilogramë kanabis, armë dhe gëzhoja. Në gjetjen e plantacionit të parë, janë arrestuar nga policia dy shqiptarë, si dhe janë identifikuar identitetet e tre bashkatdhetarëve të tyre.

Dy të parët janë arrestuar javën e kaluar, e aktualisht ndodhen në ambientet e paraburgimit.

Gjithashtu gjatë kërkimeve të policisë në parcelë, është gjetur një kasolle e improvizuar prej druri, brenda së vilës, ishte fshehur e ruhej me kujdes bimësi e dendur, rroba, ushqime dhe sende të ndryshëm personale.