Sarandë, procedohet penalisht 39- vjeçari: Shkoi në banesën e kunatës

Policia njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet në Prokurori dhe procedimi në gjendje të lirë filluan pasi 39-vjeçari, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e kunatës së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje.