Muaji i trashgimisë, ministrja publikon pamjet nga Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e ka nisur ditën nga Xhamua e restauruar të Gjin Aleksit, në fshatin Rusan të Delvinës
“Ditë të mbarë! ☀️
Me pamjet e Xhamisë së restauruar të Gjin Aleksit, në fshatin Rusan të Delvinës, ju uroj një fundjavë të bukur”, nënvizon Margariti.
Xhamia e Gjin Aleksit është një perlë e arkitekturës, por edhe e trashëgimisë sonë kulturore, për nga stili, shtresëzimet kulturore, pikturat murale dhe historia e saj, një dëshmi e vërtetë e bashkëjetesës kulturore dhe fetare të shqiptarëve.
Ajo është ndërtuar në shekullin 16 mbi rrënojat e një kishe bizantine. Në oborrin e saj gjenden si një kishë ashtu dhe një teqe. Ky monument kulture është i llojit “Arkitekturë” dhe mori statusin në vitin 1963.