Mori mandatin e deputetes, Denaj një mesazh falenderimi për qytetarët e Sarandës: Do ju përfaqësoj denjësisht
Anila Denaj mori sot për herë të parë mandatin e deputetes në Kuvendin e Shqipërisë.
Denaj falenderoi qytetarët e Sarandës, Delvinës, Konispolit e Finiqit.
“E nderuar që sot nis rrugëtimin tim si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, në legjislaturën e 10-të.
?Mirënjohje dhe respekt për çdo qytetar të Qarkut Vlorë, veçanërisht për Sarandën, Delvinën, Konispolin e Finiqin që më besuan mandatin me votën e tyre.
?Do të vijoj të jap kontributin tim në hartimin dhe miratimin e ligjeve që do të sjellin më shumë zhvillim për të ardhmen e Shqipërisë sonë të përbashkët, për të çuar përpara vizionin e Partisë Socialiste për progresin e vendit, si dhe për të përfaqësuar denjësisht vullnetin e sovranit”, shkruan Denaj. /Sarandanews.com/