Moti i keq, ARRSH tregon gjëndjen e segmentit Ura e Kranesë-Syri i Kaltër

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur rrugët ku ka probleme.

Kjo si pasojë e shirave të dendura të orëve të fundit.

ARRSH njofton se ka pasur rënie gurësh e materialesh në trup të rrugës, në segmentin Ura e Kranesë-Syri i Kaltër.

Sipas ARRSH në këtë segment rrugor u puna me mjete e punëtorë dhe rruga tashmë është e hapur.