Lufta Berisha-Basha, mesazhi i koduar i Kreshnik Bozhos

Çështja më e nxehtë në këto momente në Partinë Demokratike është përjashtimi i Sali Berishës nga ana e Lulzim Bashës nga grupi parlamentar.

Vendim i cili ka shkaktuar një përplasje dhe çarje tek PD-ja, pas akuzave të Berishës në drejtim të Bashës, për të cilin tha se po bashkëpunon me Edi Ramën.

Ndërkohë, ish kandidati për bashkinë e Sarandës dhe antari i Këshillit Kombëtar të PD, Kreshnik Bozho ka publikuar një thënie të Mi’that Abdyl Frashërit që duket se përshtatet me gjëndjen që po kalon partia ku ai është pjesë.

“Shqiptarët do t’i fitojnë të gjitha luftrat, sapo të kenë përfunduar betejën e fundit mes tyre”, është mesazhi i shpërndarë nga Bozho.

Nga dega e PD Sarandë nuk ka pasur asnjë qëndrim për këtë çështje, edhe pse gjasat janë që të jenë në krah të Bashës, pasi është ky i fundit që i ka caktuar në ato poste. /Sarandanews.com/