Kryetari i FRPD për Konispolin i shkon në zyrë Berishës: Basha Ik…

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike për bashkinë Konispol Gëzim Avduli i është bashkuar lëvizjes së nisur nga Sali Berisha për largimin e kryetarit të PD Lulzim Basha.

Është vetë Sali Berisha i cili nëpërmjet një publikimi në facebook shkruan:

“Me Gezim Avdylin, Kryetar i FRPD per Konispolin. Mbeshtetje masive e te rinjve per te Foltoren per nje Parti Demokratike me te bashkuar, me te forte, me te hapur.

Rrofte Forumi Rinor i Partise Demokratike”, shkruan Berisha.