FOTOT/ Nuk do jetë më deputet i Sarandës, Alket Hyseni merr pjesë në Asamblenë e PS

Alket Hyseni që në sesionin e ri parlamentar nuk do jetë më në karrigen e deputetit, ka qenë sot prezent në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Hyseni është shfaqur në hyrjen e Pallatit të Kongreseve i shoqëruar nga Gramoz Ruçi, i cili gjithashtu nuk do jetë më në parlament duke dhënë dorëheqjen.

Alket Hyseni gjatë detyrës së tij si deputet ka përfaqësuar Sarandën, Delvinën, Konispolin e Finiqin.