Damian Gjiknuri sekretari i ri i përgjithshëm i PS, ja posti i ri i Anila Denaj

Damian Gjiknuri do të jetë sekretar i përgjithshëm i PS. Kryeministri Edi Rama prezantoi emrat e sekretaratit të ri të PS gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste të enjten, e thirrur një ditë përpara mbledhjes së parlamentit të ri të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Sekretariati i ri i PS

Sekretari i ri i përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri

Sekretar organizativ i PS Blendi Klosi

Sekretar dixhital i PS Etjen Xhafaj

Sekretar i burimeve njerëzore, Anila Denaj

Etilda Gjonaj sekretare e gruas në PS

Romina Kuko, sekretare e marrëdhënieve me jashtë në PS

Sekretare e rinise, Bojkena Basha e fundit