Dua Lipa merr dhuratë një shtëpi në Sarandë?
Dua Lipa erdhi për një ndalesë të shkurtër në Shqipëri, por atmosfera që gjeti bëri që të kalonte një pjesë të mirë të verës në jug të vendit tonë.
Por teksa u duk sikur ardhja e këngëtares me famë ndërkombëtare në vendin tonë ishte surprizë, në studion e “Rudina”, gazetarja Klotilda Harka zbulon një lajm të mbajtur deri më tani sekret…
Harka tregon se në fakt këngëtarja me famë ndërkombëtare ka një shtëpi në jug të Shqipërisë, që prej vitit të shkuar.
“Nuk ishte kaq surprizë në fakt, sepse që verën e kaluar, kam marrë informacion që Duas i është dhuruar një rezidencë në jug të Shqipërisë, një vilë rezidenciale dhe përgatitjet për ardhjen e saj kanë filluar që vitin e kaluar.
Siç duket një bashkëpunim që është mbajtur sekret, mes biznesit, mes pronarëve… i kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm.
Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”, tha gazetarja.
Të ftuarit në studio shtuan se familja e Duas pushon në këtë rezidencë prej kohësh. Ndërsa gazetari Eraldo Rexho shtoi: “Mora vesh që një tjetër shtëpi është dhuruar në një zonë tjetër të jugut të Shqipërisë, po prap gjatë kësaj vere. Me siguri deri në fund të këtij viti Dua do ketë shtëpi në çdo qytet shqiptar…”