Drejtoresha e re e Kadastrës Aida Demi publikon oraret dhe ditët e takimeve me qytetarët
Pas marrjes së postit se drejtoreshë e Kadastrës së Sarandës, Aida Demi, ka nisur menjëherë nga puna, ku fokusin e veçantë e ka përqendruar tek qytetarët e thjeshtë.
Përmes një njoftimi ASHK Sarandë bën me dije se, Znj. Demi ka bërë menëjherë publike oraret dhe ditët që do të mirëpresë në zyrën e saj qytetarët.
E marta dhe e mërkura në oraret 09:00 – 12:00, është caktuar për takimet me qytetarët nga ana e drejtoreshës Aida Demi, e cila do të njihet me çdo problematike shqetësuese të tyre.
“Drejtoria Vendore e ASHK -se Sarande ka pritje me qytetaret ne ditet e meposhtme . Ju faleminderit për mirëkuptimin. Drejtoria Vendore Sarande, Aida Demi”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë që emërimi i Aida Demit në postin e drejtoreshës së Kadastrës ka pasur një pëlqim dhe besim të madh tek qytetrët sarandiotë. /Sarandanews.com/