Alket Hyseni: Shqiptarët i kanë sytë nga Reforma në Drejtësi, ka politikanë që po tmerrohen

Deputeti Alket Hyseni në Ditën Kombërare të Drejtësisë ka dhënë një mesazh, ku thekson se pas 11 dekadave shqiptarët i kanë sytë nga Reforma në Drejtësi.

Hyseni shprehet se ka mjaft politikanë të tmerruar nga Reforma në Drejtësi, të cilët bëjnë sikur ditën e votojnë dhe natën e sabotojnë.

Mesazhi i plotë i Alket Hysenit.

Sot pas gati 11 dekadave nga akti i parë për drejtësi⚖️ i shtetit tonë, Kanuni i Zhurisë 1913, shqiptarët i kanë sytë nga reforma e madhe e drejtësisë, që tashmë nuk është më fjalë, as vetëm një paketë ligjesh, por akt konkret që po prodhon efekte.

Ndoshta joperfekte në formë apo strukturë, e besoj edhe plot gabime në punë e sipër, por me një qëllim perfekt, sot në Ditën Kombëtare të Drejtësisë, vijmë ballëlartë sepse së bashku me partnerët tanë strategjikë, BE dhe USA, me vullnetin tonë politik të palëkundur për t’i cuar punët e mira deri në fund, kemi shkundur nga rrënjët drejtësinë e vjetër dhe po ngrejmë mbi gërmadha drejtësinë e re.

Ka disa të tmerruar nga kjo drejtësi në mbërritje, që nuk lënë asnjë mjet apo mënyrë pa përdorur për ta penguar, ka nga ata që ditën e votojnë dhe natën e sabotojnë, ka ndoshta edhe shumë skeptikë dhe kritikë, se natyrisht që reformat sjellin edhe probleme, kanë edhe efekte anësore si çdo kurë, por le t’i japim kohën e nevojshme këtij operacioni radikal në një organ të kalbëzuar dhe të jeni të bindur se shumë shpejt shqiptarët do të prekin rezultatet e shumëpritura.

Gëzuar Ditën Kombëtare të ⚖️Drejtësisë!

/Sarandanews.com/