Blogeri italian tregon gjërat që i bën përshtypje në Sarandë
Vitet e fundit turizmi në vendin tonë është zhvilluar së tepërmi ku shumë të huaj preferojnë bregdetin shqiptar por dhe jetën e natës në kryeqytet.
Një video e publikuar pak ditë më parë e një blogeri italian, Andrea Lorenzon ka bërë xhiron e rrjetit ku i ardhur në Shqipëri për pushime ai ka xhiruar një mini dokumentar të titulluar ‘Gjërat qesharake që pashë në Shqipëri.’ Videon ai e nis duke i thurur lavde flamurit shqiptar për të cilin thotë se është shumë i bukur ndaj dhe shqiptarët e vendosin kudo.
‘Flamuri i Shqipërisë është shumë tërheqës ndaj nuk është për tu cuditur qe shqiptarët ta duan dhe e vendosin kudo.’- thotë Lorenzon.
Gjëja e parë që i bën përshtypje blogerit italian është që çdo kryqëzim rruge ka një polic që drejton trafikun ku sipas tij nodhd sepse të gjitha paratë janë shpenzuar për semafore dhe nuk ka mbetur gjë për sinjalistikën.
‘‘Uji rubinetit nuk është i pijshëm, shihet se ka ngjyrë të errët dhe pavarësisht se nuk e konsumon e gjen një mënyrë që të futet në trupin tënd dhe në fakt në fund të udhëtimit unë u sëmura. Ky është një ballkon tipik shqiptar me bimë, tendë dhe guzhine, kjo është një perime e cudtishme miks midis specit dhe mashurkës. Të marrësh makinë me qera në Tiranë ‘të pijnë gjakun’, ndërsa ndërtesat duken njësoj si ato të shemburat në Itali por nuk janë të shembura.”
Ai shprehet se në rrugët e Shqipërisë sheh 3 gjëra, mjalt të të gjitha ngjyrave, njerëz që pjekin misra dhe shalqinj, shumë shalqinj, si dhe i bëjnë përshtypje pjata tipike të guzhinës vendase qe kushtojnë nga 1 euro.
‘Duke u drejtuar drejt Sarandës, vërtetova se uji është fantastik siç ma kishin përshkruar. Pavarësisht asaj që thonë edhe në Shqipëri ka perëndime dielli, ky është një perëndim nga bregu, ky është nga shazloni dhe ky është nga pishina buzë detit që pagova vetëm 4 euro. Saranda natën është shumë esëll, ndonjë ndërtesë e ndricuar, ndonjë birrë e pirë pranë shëtitores dhe xhiro me anijen e cila lundron me kokën e Davy Jones. Shumë pjata bëhen me peta dhe mjalt, krepa me zëvendësuesin e Nutellës, mish qingji, më pas ka shishqepabe tipike dhe qofte shtëpie.’- përshkruan Lorenzon në video.
Në kthim në Tiranë atij i bën përshtypje sheshi Skënderbej i cili i duket si një fushë kalceto dhe çmimet nëpër zgarat ku konsumon shumë produkte dhe paguan pak.
‘Duke u kthyer në Tiranë në sheshin e qendrës ka shumë hapësirë për të luajtur kalceto, xhamitë janë më të bukura se kishat tona, kjo është statuja dedikuar Robin Hood. Duke shkuar në vende që quhen zgara mund të hash krahë vici me salcë dhe speca të mbushur, sallatë greke, patate, bukë dhe birrë për vetëm gati 20 euro. Për ta përmbyllur dy koktej në sheshin skënderbej, ku i imi kishte një frut të cuditshëm që nuk e kam idenë ca ishte po ishte shumë i mirë‘- përfundoi videon ai.