Arratiset nga Shqipëria suedezi, Prokuroria e Sarandës kërkon rikthimin në qeli
Me kerkese te Prokurorise, Gjykata e Sarandes ka vendosur dje ndryshimin e mases se sigurimit per shtetasin suedez Sebastian Lichota Buinski, 33-vjec i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, me pasojë rrahjen e shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, 31-vjec.
Ne fillim te shtatorit ndaj tij ishte dhene masa “detyrim paraqitje” dhe “ndalim dhe detyrim i qendrimit ne nje vend te caktuar”. Por prej asaj dite ai nuk eshte paraqitur me ne Prokurorine e qytetit dhe kjo ka bere qe te kontrollohet sistemi TIMS nga ku rezulton qe ai te jete larguar jashte shtetit. Me kerkese te Prokurorise ndaj tij eshte ndryshuar masa duke u caktuar “Arrest ne burg”, duke u shpallur person ne kerkim.
Më datë 01.09.2021, rreth orës 21.00, pasi ka përfunduar frekuentimin në një restorant, çifti suedez ka frekuentuar shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku gjatë së cilës midis tyre ka nisur një debat me bazë xhelozie. Në vijim çifti suedez është kthyer në apartamentin e marrë me qira, apartament ky i gjendur “në një pallat të gjendur përballë restorant “L….”.
Por edhe këtu debati ndërmjet të dashuruarve ka vijuar më tej, debat i degjeneruar më vonë në veprime dhunë fizike që shtetasi suedez Sebastian Lichota Buinski ka ushtruar ndaj të dashurës së tij, shtetases suedeze Edith Lena Monique Bjornklev, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj të datës 01.09.2021, ora 22.40, kjo e fundit thekson “sa hymë brenda në apartament, i dashuri im e mbylli portën dhe më shtyu mua, më kapi nga fyti me të dy duart dhe më shtyu mbrapsht deri në krevat, më shtriu në krevat me forcë, më hipi sipër, duke mos i hequr duart nga fyti dhe unë nuk merrrja dot frymë. Me njërën dorë mori jastëkun dhe më zuri frymën”.
Por me kaq veprimet e shtetasit suedez Sebastian Lichota Buinski janë ndërprerë, çaste për të cilat, në kallëzimin e saj, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev thekson “duke parë që unë po humbisja ndjenjat i dashuri më la të lirë dhe mori telefonin dhe më mbylli në dhomë dhe unë nuk kisha nga të dilja”.
E gjendur në këtë situatë, nga ballkoni i apartamentit, shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev ka kërkuar ndihmë, rrethanë për të cilën qytetarë anonimë kanë njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Sarandë.
Të njoftuar për ngjarjen sa më sipër, forcat e policisë kanë mbërritur në aprtamëntin ku ish akomoduar çifti suedez, duke bërë shoqërimin e tyre në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku shtetësja suedeze Edith Lena Monique Bjornklev është kontaktuar nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë këtij komisariati, para të cilit ajo ka parashtruar kallëzim penal.