“Do të hidhem”, përplasje mes pronarëve dhe IKMT në Sarandë

Një situatë e tensionuar është krijuar ditën e sotme në Sarandë, ku IKMT ka shkuar për të prishur një ndërtesë pa leje.

IKMT ka hasur një rezistencë të fortë nga familjarët, të cilët nuk pranojnë që të dalin nga banesa.

Bëhet me dije se shtëpia është e banueshme prej vitit 1999, teksa familjarët pretendojnë se çështja e banesës është ende në proces gjyqësor duke hedhur pretendime se banesa e tyre do të prishet për tu ndërtuar një objekt tjetër.

Një grua, një nga anëtarët e familjes teksa kërcënon se do të vetëhidhet nëse banesa do të tentohet të shembet.

“Ikni andej. Ishalla kush ka vënë dorë në këtë pjesë, kokë e këmbë të gjitha. Njerëz të ftohtë që s’kanë zemër. Merrni skrepin se do hidhem që këtej. Merreni dhe flasim nesër në mëngjes. Unë do hidhem mbajeni mend. Do bëheni shkaktar të vdekjes time” dëgjohen të thotë një nga familjarët.