40 bukuroshe nga e gjitha bota sfilojnë në shëtitoren e Sarandës
40 konkurrente nga e gjithë bota erdhën në Shqipëri në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Miss Summer World 2021″.
Ditët e fundit ato ishin në jug të vendit në një tur promovimi për vendin tonë në fushën e turizmit.
Në Sarandë u mundësua edhe një sfilatë bukurie në shëtitoren buze detit Jon.
“Gara botërore, e cila ka filluar dhjetë ditë më parë në Shqipëri është duke kaluar në një tur në qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe nuk mund të linim mënjanë kryeqendrën e turizmit, Sarandën, një qytet magjik dhe mikpritës sigurisht.
Vlerat e trashëgimisë kulturore jemi përpjekur t’i sjellim nëpërmjet ambasadorëve të bukurisë në botë”, tha producentja Albana Çakshiri.
Vajzat që mbajnë kurorën e më të bukurës nga disa shtete të botës vlerësuan Shqipërinë si një vend i tërheqës dhe mikpritës.