Gurma bisedë me Konsullin e Greqisë Dimitrios Sacharidis: Fokus zhvillimi i turizmit

Saranda këtë sezon turistik tregoi dhe njëherë se mbetet një nga vendet më të frekuentuar nga turistët vendas e të huaj.

Investimet e fundit fal qeverisë në bashkëpunim me qeverisjen aktuale të bashkisë ka ccuar përpara në rritjen e turizmit.

Gjithashtu, dhe bashkia gjatë këtij viti ka kryer një sër aktivitetesh, promovimesh, e takime, për të nxjerrë në pah potencialin që ka qyteti i Sarandës, që jo më kot quhet dhe Perla e Jugut.

Ditën e sotme kryebashkiaku Adrian Gurma ka vijuar takimet me të tjerë personalitete për të diskutuar për zhvillimin e turizmit dhe rivendosjen e eksperiencave të mira për turizëm mes dy fqinjë që duan zhvillimin.

Takimi i radhës është zhvilluar me me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis, ku i pranishëm në takim ishte dhe nën kryetari Romeo Cakuli.

“U takova me Konsullin e Përgjithshëm të Greqisë në Gjirokastër, Dimitrios Sacharidis, për të diskutuar për zhvillimin e turizmit dhe rivendosjen e eksperiencave të mira për turizëm mes dy fqinjë që duan zhvillimin”, shkruan Adrian Gurma. /Sarandanews.com/