Zjarr në një kodër me ullinj në fshatin Shelegar të Sarandës, flakët ‘rrethojnë’ banesën

SARANDË- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në një fshat të Sarandës i quajtur Shelegar. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara po digjet një sipërfaqe toke me ullishte nga ku është rrezikuar edhe një shtëpi aty pranë. Nuk dihet nëse brenda në banesë ka persona apo jo.

Flakët kanë rrethuar banesën, e ndërsa siç shihet në në luftë me flakët është vetëm një zjarrfikëse.

Banori bën apel për ndihmë.

“350 rrënjë të djegura, po rrezikohet edhe 500 bimë afër kishës dhe po rrezikohet edhe Shelegari, kërkojmë ndihmë, kemi komunikuar me zjarrfikëset na kanë thënë do vijmë, zjarrfikëset e Delvinës dhe Finiqit janë të bllokuara, ndihmë vetëm ndihmë se me punëtorë nuk fiket zjarri, dëmi është i madh dhe po vazhdon të digjet”, tha banori.

Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e tij. Ende nuk dihen detajet e kësaj ngjarjeje, por nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë e qëllimshmne.