VIDEO/ Protesta e lokaleve në Vlorë kundër orës policore, vendosin njëherazi me volum të lartë Himnin e Flamurit

Lokalet e Vlorës kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të protestuar kundër mbylljes së muzikës në orën 22:00, sipas rregullave të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Bizneset kanë vendosur Himnin e Flamurit njëherazi me volum shumë të lartë në orën 21:45, vetëm 15 minuta para mbylljes së muzikës.

Me anë të kësaj proteste ata kërkojnë zgjatjen e orarit policor, për shkak se po hasin shumë vështirësi nga pandemia.