Vendosja e stolave, apeli i Gurmës për qytetarët

Kryebashkiaku Adrian Gurma ka ndarë disa pamje nga vendosja e stolave të lëvizshëm përgjatë shëtitores dhe tek parku në lagjen nr.4 pranë stadiumit.

Gurma u ka bërë dhe një apel të rëndësishëm të gjithë qytetarëve.

Në postimin e tij ai shkruan:

“U vendosën stolat e rinj të lëvizshëm, përgjatë shetitores,?si dhe në parkun e ri në lagjen nr 4? pranë stadiumit të qytetit.

Të kujdesemi e t’i mbajmë pastër hapësirat e përbashkëta✅”, përfundon Gurma. /Sarandanews.com/