Sherri tek Orange: Policia e Sarandës gjunjëzohet e bën ‘sehir” para dhunës
Një sherr i madh ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Sarandë, në Clubin e njohur “ORANGE”.
Lokali i njohur për jetën e natës që u vu në qendër të mediave pak kohë më parë për të shtënat me armë, është kthyer sërish në arenë boksi.
Edhe pse duhet të ishte mbyllur në orën 23.00 të mbrëmjes, muzika ka vijuar, e po ashtu dhe sherri.
Ne nje video publikuar pas mesnate shihet teksa truprojat e shumtë në numër të Club “ORANGE” qëllojnë me grushta disa turistë të huaj. Edhe këta të fundit qëllojnë drejt truprojave derisa disa prej tyre (turistë) përfundojnë të gjakosur.
Pak sekonda më pas kur sherri është shuar, aty mbërrijnë dy policë të rrugores dhe dy policë të patrullës, por që nuk bëjnë gjë tjetër veçse largojnë “sherrxhinjtë” e huaj sepse truprojat e lokalit dhe muzika në këtë subjekt që duhet të ishte mbyllur, vijon normalisht.
Për këtë Club ka folur afro një muaj më parë dhe vetë kryeministri Rama, pas të shtënave me armë në orën 03.00 të mengjesit, ku plagos pronari Spiro Iljadhi dhe një turist shqiptaro-amerikan, shkruan newsbomb.al. Me urdhër të tij dhe kryepolicit Ardi Veliu u shkarkua shefi i Policisë Syrja Bellaj.
Aty muzika jo vetëm që ishte pas orarit të lejuar, por u regjistruan breshëri kallashnikovi e të shtëna me pistoletë.