Sarandë/ Policia arreston një 28 vjeçar, iu gjenden doza kokaine në makinë

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. T., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye pasi sipas Policisë, 28-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë, në Ksamil, duke udhëtuar me automjetin tip “Volkswagen”, gjatë kontrollit së të cilit iu gjetën dhe iu sekuestruan doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.