Rreme Hysa – Mjeshtër i Madh i violinës

Nga: Pajtim Çaushi

Prej artistëve popullor në shekuj janë krijuar thesarë. Ai ka gdhendur e vendosur në skenën e vet talentet dhe ka nxjerrë jashtë saj majminët.

Pse, a nuk ndodhi kështu edhe me Muharrem Hysën (Rremen) e famshëm të violinës virtuoze?…

Mjeshtri dhe sharlatani
Unë nuk e di se cila është më e madhe jeta apo vdekja se të parën e njoh, ndërsa e dyta mbetet enigmë. Por veç e di mirë se thjeshtësia dhe mjeshtëria janë më të mëdha nga të dyja.

Në anën tjetër dihet nga të gjithë se ziliqarêt e sharlatanët i trajtojnë këta virtyte njerezore si skica vizatimi të bëra me laps. Do të thotë: kur u duhen, i lëpinë, kur u bëjnë hije, i fshinë.

Atëherë mes mjegullës së kohës, si padashur shfaqet hija e Askushit me pamjen e lakuriqit të natës.

Ai hiqet sikur Dikushi i paarritshëm se kujton që zoteron vetinë që tregon rrëfenja e kockës së zogut të territ. Kështu nis e beson të thënën se të prekurit me kokallin e lakuriqit të nates bën çudira.

Dhe si në magjitë e përrallave, në dritë të diellit habitshëm fillon të ndodhe ndërrimi i roleve:

Askushi vetquhet Dikush, ndërsa Dikushi hesht e s’dëgjohet sikur të qe Askush Hiçi.
Megjithatë, e vërteta zhytet, por nuk mbytet…

Portret Njeriu

Kush ishte njëherësh simboli i njeriut të thjeshtë dhe të jashtëzakonshëm i cili jetoi dhe krijoi në Shqiperinë e Jugut kryesisht pergjatë viteve të shekullit të njezetë?

Jam i sigurt që askush s’ka pêr të gabuar në pergjigje se të gjithë do të thërrasin me respekt emrin e Rremes.

Dhe në parafytyrimin tim do të shfaqet një njeri me trup mesatar, pakëz esmer, me një buzagaz të ëmbël, flokë të dendur e të zinj.

I shkathët dhe elegant, i thjeshtë dhe i njerëzishëm, i humorit dhe i shoqërueshëm.

Të gjithë i donte dhe i respektonte. Të gjiihë e admironin dhe e pershendetnin…

Portret Mjeshtri
Që i vogël me violinë në dorë në shtegtime fshatrave të Çamërisë e të Labërisë. U rrit me tingujt e violines në vesh, me telat e saj në gishtat elastikë. Ne dasma e argetime krah ustallareve te kohes, Levendit e Braho Selametit.

Të dy ustallarë e rritur shikonin tek ky violinist i talentuar nje yll e mjeshtër të mbretëreshës së çdo orkestre të botës, pra të violinës.

Si tani e kam para syve Mjeshter Rremen gjatë ekzekutimit te kabave me violinë. Flokët e zinj i binin mbi fytyrë. Faqja e djathtë perkulur mbi vegel. Veshi i “salduar” tek gropëza e violines. Gishtat i lodronin mbi tela si magjistar. Melodia që nxirrte ishte magji.

I kudogjenduri ne dasma…
Rreme Hysa ishte i padiskutueshmi në shumicën e dasmave të Jugut te vendit. Virtuoz i paarritshëm në violinë, i qetë, i njerezishëm, human e mirëkuptues. Melodia dhe kēnga e tij të gjithë i magjepste.

Ne, djemve të Bajramit e të Fetanetes, na fliste vet per dasmen e prinderve tanë.

– Pesë ditë rresht e bëra dasmën e Bajramit… S’bëhen më si ato dasma… S’mbeti kalimtar pa ngrene, pa pire e pa u argëtuar… I kenaqëm të gjithë… Edhe ne u kënaqëm shumē…

Fliste thjeshtë e me buzë ne gaz. Kudo keshtu: njerezor dhe mentar se ishte jo vetem Mjeshter, por mbi të gjitha Njeri.

I pazevendesueshmi ne festivale
Rreme Hysa ishte violinë e parë në të gjithë festivalet krahinorë, të rrethit dhe kombëtar. Kudo i domosdoshem dhe tepër i kërkuar, kudo i vleresuar dhe i respektuar.

Melodia e violinës së tij jehonte skenave te fshatrave e qyteteve, ne kalane e Gjirokastres e koncerteve të ndryshem në Ballkan dhe Europë.

Me dhjetra çertifikata vleresuese dhe dekorata ka marre Muharrem Hysa ne veprimtarite e shumta ku mori pjesë pergjatë jetes se tij.

Kush e degjoi dhe nuk e duartrokiti me zemër këtë Mjeshtër të Madh të muzikes popullore shqiptare?…

Gjithkush ndiente emocione te bukura dhe kenaqësi të lartë estetike nga muzika e Paganinit te talentuar shqiptar Rreme Hysa.

Vijemësi
Tek rrjedh, do pikojë – thotë populli ynë. Familja Hysa e fshatit Shkallë në Bashkinë e Konispolit edhe sot vijon traditën e Rreme Hyses. Qe ne femijeri dy djemtē e tij, Petriti dhe Luani, nga prindi i talentuar moren vullnetin dhe talentin.

Ata sot janë mjeshtra te padiskutueshem ne violinë, klarinetë, firzamonikë, kitarë e të tjera.

Edhe këta, ashtu si i ati, janë të kërkuar kudo dhe të respektuar nga kushdo.

Mendim
Më mirë se tek kushdo vleresimi MJESHTER I MADH do të qëndronte tek figura e ndritur e muzikes popullore shqiptare Muharrem Hysa.

Mendoj se do te ishte veprim dinjitoz i Presidentit dhënia e këtij titulli Paganinit virtuoz të Shqipërisë. /Miremengjes.net/