Rafting në Bistricë,xhungla e vogël e Sarandës
Rafting në Bistricë,xhungla e vogël e Sarandës!
Jeni per pushime ne Sarande apo ne rrethinat e saj dhe nuk keni se me cfare I mbushni ditet? Po mërziteni me të njëjtat gjëra cdo ditë? Zhurmat , makinat dhe vapa ju kanë lodhur së tepërmi ?Mendoni se në Sarandë nuk mund të bëhet gjë tjetër veç plazhit? Albania Rafting Group ju prezanton me një nga aktivitetet më të bukura që bën në Sarandë ose në rrethet pranë saj :E ku ka më bukur sesa të ndërthurësh plazhin në të njëjtën kohë me aktivitete duke përjetuar adrenalinë të pastër dhe qetësi shpirtërore. Shijoni diellin , rërën , gurët dhe gjithcka në një mënyrë tjetër .
Fillon me diell të nxehtë dhe me ujë akull të ftohtë.Vetëm pesë kilometra larg nga Saranda ky tour gjysëm ditor do t’ju shkëpusë nga njerëzit në qytet , nga makinat, zhurmat,vapa mbytëse duke ju bërë që të shijoni adrenalinë të pastër. Natyra , egërsia e bimësisë tejet e harlisur,shkurret që të janë berë pengesë ,uji akullnajor do tju sfidojnë duke menduar mënyra si të dilni që aty. Gomonja është arma juaj , por njëkohësisht dhe mburoja juaj . Dhe s’ka ardhur akoma fundi ! Dalja në bregdetin e Sarandës në detin Jon është dera drejt pafundësisë,hapësirës,lirisë dhe qetësisë Duket sikur kishe humbur për shekuj me radhë me kayak në mes të xhunglës, luftove me egërsinë e pemëve shijove adrenalinën dhe ia dole.Pra fillon me ujë të ftohtë dhe mbaron me ujë të ftohtë
Programi:
Takimit – ora 16.00 te Kanali i Çukës,afër Camping Ekuadorhttps://goo.gl/maps/gNeD3qn6STvmpznY9
Udhëtoni me minibus në lumin Bistrica për rreth 20-30 min.
2,5 orë Rafting dhe not në Bistricë dhe detin Jon të Sarandës.
Ju duhet të keni veshur:
Rroba banjo
Veshje shumë e lehtë sportive (pantallona të shkurtra dhe bluza të shkurtra)
Sandale / këpuce plazhi te mbyllura
kapelë
Syzet e diellit
Nje buzeqeshje
Ju duhet të merrni me vete:
Krem për mbrojtjen nga rrezet e diellit
Një palë të mbathura
Një palë pantallona të shkurtra shtesë
Albania Rafting Group siguron
Pajisjet e rafting
Guida profesionale
Çantë rezistente ndaj ujit
Xhupa termik
Jelek shpëtimi
Cmimi 3 000 lekë/person dhe perfshin transporti dhe rafting sipas pershkrimit më sipër
Për të konfirmuar ju lutem nisni listen me emrat e pjesëmarësve,nje numer kontakti dhe një foto të kartës së id.