Një talent si Martini, artisti i ri që luan me violinë mbrëmjeve për turistët

Ky është Martin Xuxi, 14 vjeç. Rrjedh nga një familje artistësh prej katër brezash. Jetën ja ka dedikuar violinës, e studimet për këtë instrument do ti ndjekë në një shkollë prestigjoze në Angli.

Kësaj vere performancat e tij do të mund ti shijoni çdo mbrëmje në Sarandë ku ai performon për turistët.

Gazetari i Ora Verore Ronaldo Sharka zhvilloi një bisedë të këndshme me Martinin dhe gjyshin e tij.