Policia merr në mbrojtje avokatin në Sarandë, autorët ende në kërkim

Policia e Sarandës ka marrë në mbrojtje dje avokatin 39-vjeçar Marjel Mejdi.

Mejdi u dhunua ditën e djeshme në mes të rrugës nga persona të paidentifikuar.

Burime bënë me dije se dy efektivë të forcave “Shqiponja” prej mbrëmjes së djeshme në orën 21:00 janë vendosur në ruajtje të 39-vjeçarit i cili ndodhet në reanimacionin e spitalit të Sarandës.