Me sëmundje të rëndë: Lutja e sarandiotit për ndihmë

Në emisionin “Historia Ime” në Tv Klan është prezantuar historia e dy binjakëve nga qyteti i Sarandës, Javer dhe Gazmend Haxhit, 44 vjeç, të cilët kanë një lidhje tejet të veçantë me njëri-tjetrin.

Në studio ka qenë binjaku më i vogël, Gazmendi, i cili edhe nis rrëfimin për marrëdhënien e tyre.

Të lindur me 5 minuta diferencë, kanë patur një lidhje që ai e cilëson si “shokë, e më pas vëllezër”. Janë shkolluar në të njëjtën shkollë, visheshin njësoj dhe shpesh i ngatërronin me njëri-tjetrin për shkak të ngjashmërisë së madhe.

Rreth moshës 18-19 vjeçare emigruan për në Greqi, ku jetuan për njëfarë kohe së bashku derisa Javeri u martua e më pas edhe Gazmendi, e kështu krijuan familjet e tyre. Pas krizës ekonomike në Greqi, u kthyen në Shqipëri. Javeri nisi një biznes të vogël me bizhuteri që ia ndërpreu sëmundja e mëlçisë. 15 vjet më parë, të dy u sëmurën nga hepatiti B në Greqi dhe u kuruan në shtetin fqinj duke vazhduar një jetë normale.

Para 3 vitesh, Javerit i rishfaqet sëmundja e mëlçisë dhe vendos të largohet sërish në Greqi me shpresën për t’u kuruar atje. Kjo solli një lloj distancimi ndërmjet tyre për shkak të sëmundjes dhe rrethanave. Gazmendi tregon se ndihet i pafuqishëm për të ndihmuar binjakun e tij sepse i kanë mbetur vetëm 3 muaj jetë në rast se nuk kryhet transplanti. I vetmi shtet ku mund të kryhet ky operacion është Turqia.

Aktualisht, Javeri ndodhet në listën e pritjes në një spital në Greqi, por mësohet se nevojiten rreth 60 mijë euro që ku transplant të kryhet në Turqi.

Gogetfunding: https://bit.ly/3hrf1c4

Llogari bankare në Euro:

* Name: Javer Haxhi

* IBAN: GR8101106650000066575745337

* Bank Account Number : 665/757453-37

* Bank SWIFT code (BIC) : ETHNGRAA