Ksamil, rruga skandaloze për ta plazhi “Pema e Thatë”, ankohen pushuesit: Flsini me Edi Ramën, ai e di…
Për të shkuar në plazhi e njohur si Pema e Thatë në fund të Ksamilit duket të kalosh përmes një rruge të paasfaltuar dhe me gropa. Që në fakt siç duket dhe nga pamjet nuk të nderon aspak përballë turistëve të huaj që kanë mbërritur deri këtu me shumë vështirësi.
“Është hera ime e parë këtu, është vendi i bukur por rruga nuk është e mirë, është e rrezikshme për makinat”, thotë një turist.
“Kjo rrugë nuk është e mirë, duhet të rregullohet edhe duhet të ketë më shumë pemë nga të dyja anët e rrugës ose nga një anë e rrugës. Unë jam nga Hungaria edhe mund ta merrni si këshillë nga unë këtë. Kam qenë 6 ose 7 herë në Shqipëri edhe më pëlqen shumë këtu natyra njerëzit”, shprehet një tjetër.
“Plazhi është perfekt por rruga është shumë e keqe, ju duhet ta rregulloni këtë”. Kjo rrugë nuk është asfaltuar kurrë përgjatë viteve të demokracisë. Një pushues nga Shqipëria për mungesën e investimeve fajëson pushtetarët.
“Ça të them lodhje, mërzitje rruga copë copë … flisni me Edin ai e ka fajin”. Gjithsesi kur mbërrin në plazh rëra është e pastër dhe deti i kristaltë. Pushuesit duken se po e shijojnë shumë dhe për disa orë e harruan rrugën e dëmtuar që përshkuan.