Ksamil/ Merr flakë një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës! Digjen shkurre e pemë

KSAMIL– Një kodër pranë plazhit në Gjirin e Hartës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.

Zjarri po vijon prej disa minutash e ndërsa mësohet se janë djegur hapësira me pemë dhe shkurre.

Siç shihet nga fotot, tymi arrin të shikohet nga turistë të cilët vijojnë të qetë duke marrë rreze dielli.

Zjarrfikësja drejt vendit të ngjarjes për të shuar flakët.