Kreshnik Bozho: Saranda e Ksamili duhen promovuar, të shmangen problemet gjatë sezonit turistik

Ish kandidati për kryetar bashkie në Sarandëz njëkohësisht anëtar i Këshillit Kombëtar të PD Kreshnik Bozho, gjatë sezonit turistik promovon vazhdimisht Sarandën.

Në një postim në rrjetet sociale, Bozho thekson se Saranda dhe Ksamili gjatë periudhës së turizmit duhet promovuar dhe jo ti nxjerrim në pah problemet, të cilat sipas tij duhen diskutuar nga muaji tetor.

“Nuk e di, por gjithmonë e kam menduar këtë: që gjatë SEZONIT TURISTIK Ne të gjithë NUK duhet të flasim shumë për PROBLEMET e ndryshme të Sarandes e Ksamilit që mund të jenë pafund, por vetëm për ANËT e MIRA që janë shumë e më shumë duke i bërë REKLAM kështu vendeve tona të bukura dhe shërbimit që Ne ofrojmë, nga Tetori e tutje le TË FLASIM fort për çfarë duhet të permiresojmë.
(MENDIMI IM ky ??)”, shkruan Bozho. /Sarandanews.com/