KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren e Gjirokastrës, Mirela Iliopullo

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra, gjyqtaren në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, Mirela Iliopullo.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot seancën për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit, Mirela Iliopullo.

Trupa gjykuese e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj pasi analizoi provat dhe fakte vendosi shkarkimin nga detyra të gjyqtares Iliopullo.

Mirela Iliopullo e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1997. Ajo punon prej gati dy dekadash si gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

Mirela Iliopullo, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër iu nënshtrua vetingut me 9 qershor për tri kriteret e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, dhe trupa gjykuese vendosi sot se nuk i plotëson të tria  kritere dhe vendos shkarkimin e saj nga detyra.