Adrian Gurma falenderon punonjësit e zjarrëfikësve: Mirënjohe për punën e kryer

Një zjarr i përmasave të mëdha ra ditën e djeshme në një nga kodrat pranë Ksamilit.

Fal profesionalizmit dhe ndërhyrjes së menjëhershme të punonjësve të zjarrëfikësve të Sarandës dhe Konispolit, zjarri u netrualizua.

Kryebashkiaku i Sarandës Adrian Gurma ka takuar nga afër punonjësit e zjarrëfikësve duke i shprehur mirënjohjen për punën e tyre.

“Mirënjohje dhe vlerësim maksimal, për punën dhe sakrificën e efektivëve të Shërbimit Zjarrëfikës 👩🏻‍🚒🚒 të Sarandës dhe Konispolit👏 që vunë nën kontrolll, zjarrin e rënë në kodrat në afërsi të Ksamilit.

Zjarrfiksja Sarande RESPEKT🙏”, shkruan Gurma. /Sarandanews.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *