DETAJET/ 14-vjeçarja rrezikoi të mbytet në Sarandë. Turisti: Shërbimi i urgjencës u përgjigj me vonesë

SARANDË– Një 14-vjeçare ka rrezikuar mbytjen në Plazhin e Centralit  në Sarandë.

Adoleshentja Z. M 14 vjec nga Gjirokastra është nxjerrë nga uji nga rojet e plazhit të ndihmuar edhe nga pushues të tjerë, të cilët kanë telefonuar ambulancën dhe Policinë.

Sipas një pushuesi, shërbimi i urgjencës ka vonuar të përgjigjet dhe se linjat dilnin të zëna.

Sipas mjekëve në Spitalin e Sarandës, 14-vjeçarja po merr ndihmën mjekësore dhe gjendja e saj vlerësohet jashtë rrezikut për jetën.

Fatmirësisht ky është një nga ato rastet që kanë përfunduar me fund të lumtur, pasi në ato momente ka pasur roje bregdetare.

Në të gjitha vijën bregdetare nevojiten 250 vrojtues, por aktualisht janë vetëm 70 persona të certifikuar.