Deputetja Sarandës: Shtyllat kryesore ku do fokusohet beteja e PD në shtator!
Partia Demokratike pritet që në shtator të nisë betejën e saj në Kuvend, pas një mungese prej gati 2 vitesh, e për këtë, deputetja e zgjedhur, Ina Zhupa ka prezantuar për Report Tv disa nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet “lufta parlamentare”. Ajo për të cilën Zhupa shprehet e sigurt është se do të jenë një opozitë e fortë që nuk e lejojnë kryeministrin Edi Rama “të bëjë çfarë të dojë”. Ina Zhupa, tashmë e mandatuar edhe si deputete e Vlorës thotë se aksioni opozitar do të shtrihet në cdo cep të Shqipërisë. Beteja jashtë parlamenti thotë ajo, do të ketë një qëllim: Zgjedhjet e parakohshme.
Basha që në fushatë brenda partisë teksa shëtiste në degë shkoi si me platformë dhe me emër, demokratët vendosën që beteja të vazhdonte në mënyrë shumë palëshe, ne parlamente, duke informuar ndërkombëtarët dhe vota që demokratët i dhanë Bashës është detyrimi ynë që ne ta përkthejmë në aksion opozitar, në duam që të minimizojmë sa më shumë dëmet që qeverisja e Ramës shkakton ndaj popullit, kështu do të tregojmë besnikërinë e shqiptarëve, PD nuk do ta mjaftojë betejën vetëm në parlament, por betejë në çdo cep të Shqipërisë dhe është e rëndësishme që nuk ka një afat për ndryshimin, nuk është 2025, ne do e përshpejtojmë betejat duke nxjerrë në pah çdo deformim.
Në ndryshim nga disa kritikë, për Ina Zhupën, Kuvendi Kombëtar i PD-së tregoi se demokratët janë më të bashkuar se kurrë. Për gazetaren e Report Tv, Danjela Makoku, Zhupa iu përgjigj edhe “të përjashtuarve” nga Kuvendi Kombëtar. Duke i dalë në mbrojtje kryetarit të saj, Zhupa tha se Edith Harxhi, Arben Ristani apo emra të tjerë që mbetën jashtë Këshillit, nuk janë përjashtuar nga Basha, por nga vota e demokratëve. Ajo thotë se Basha u tregua një lider demokrat, pasi i vendosi në lista, ndonëse ishin zërat më kritik ndaj tij.
“Ajo që ndodhi me Këshillin, ajo që i quani largime, nuk janë larguar nga PD, thjesht nuk janë pjesë e një strukturë që ka një numër të kufizuar dhe ishin delegatët që zgjodhi dhe kush janë përfaqësuesit dhe jo Basha, nëse donte Basha t’i largonte atëherë shumë mirë nuk do i vinte si kandidat, por Basha tregoi natyrën e tij demokratike si në fazën e dhënies së listës, që e konsultoi me degën dhe kjo është mënyra më e mirë për të dhënë surpriza, por edhe për të treguar që kjo parti është demokratike. (…)Kuvendi Kombëtar ishte ngjarja politike më e rëndësishme për shkak të saaj që përfaqëson, analiza e zgjedhjeve të 25 prillit dhe betejat e ardhshme, Kuvendi tregoi se demokratët janë më të bashkuar, janë më të fortë pas zgjedhjeve të 25 prillit, më të fortë për të zhvilluar një betejë për të kërkuar ndryshimit dhe se do i qëndrojnë përballë Ramës në çdo abuzim që asi do të bëjë dhe për të qenë aty krah qytetarëve. Kemi 388 përfaqësues të zgjedhur plus përfaqësuesit që për shkak të detyrave që ato mbajnë “, tha Zhupa.
Në fund një premtim të hapur për të gjithë demokratët. Ky premtim lidhet me atë se çfarë pritet të ndodhë në raport më kryeministrin Rama, a do shohim në bashkëpunim opozitë mazhorancë.
“Ne kemi bërë të qartë që nuk do e trajtojmë Ramën si fitues të zgjedhjeve apo një person që ka të drejtën ekskluzive për të qeverisur vendin, ne do i qëndrojmë ballë për ballë Ramës për të mirën e vendit, në do i paraqesim propozimet tona dhe pastaj mazhoranca le ta marrë në shqyrtim, ne kemi lidhu besën shqiptarëve që do i qëndrojmë platformës që kemi shpalosur në zgjedhjet e 25 prillit, nuk ka shanse që të bëhemi pjesë e marrëveshjeve të fshehta, Basha ka marrë votë të pastër për demokratët për t’i qëndruar besnik atyre”, përfundoi Zhupa në Report Tv.