Blendi Klosi në Sarandë: Çështjet e ndarjes së stacioneve të plazhit, po marrin zgjidhje

Ministri i Turizmit Blendi Klosi ka zhvilluar një takim ditën e sotme në Sarandë ku i pranishëm ishte kryebashkiaku Adrian Gurma dhe prefekti Flamur Mamaj.

Nga Saranda, Klosi tha se çështjet e ndarjes së stacioneve të plazhit po marrin zgjidhje nga institucionet.

Ai shtoi se aplikimet po vazhdojnë për t’ju dhënë një shanc të dytë atyre që nuk kanë aplikua

“Në takim me Prefektin dhe Kreun e Bashkisë Sarandë, përfaqësuesit e institucioneve qëndrore dhe ato lokale .

Trajtuam çështjet e ndarjes së stacioneve të plazhit, të cilat po marrin zgjidhje nga institucionet.

Aplikimet po vazhdojnë për t’ju dhënë një shanc të dytë atyre që nuk kanë aplikuar”, shprehet Blendi Klosi. /Sarandanews.com/