Aksident në hyrje të Sarandës, turku dhe shqiptari bëjnë sherr pas përplasjes së makinave
Një aksident rrugor u regjistrua pasditen e sotme në hyrje të qytetit të Sarandës ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15. Njëra nga makinat drejtohej nga një shtetas shqiptar, ndërsa tjetra nga një turk.
Nga përplasja nuk ka të lënduar.
Policia ka shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve pasi janë konfliktuar mes tyre pas aksidentit.