Urdhër i Ramës, pritet ndëshkim në nivelet më të larta në Kadastrën e Sarandës
Njësia speciale antikorrupsion ka zhvilluar paraditen e sotme një kontroll blic në Kadastrën e Sarandës. Burime bëjnë me dije se në Kadastrën e Sarandës janë kërkuar një sërë dosjesh që dyshohet të jenë korruptive.
Të njëjtat burime saktësojnë se aksioni në Kadastrën e Sarandës është kryer me urdhër të kryeministrit Edi Rama, dhe në bashkëpunim me njësinë speciale antikorrupsion.
Tre koordinatorë të urdhëruar nga qeveria Rama: Helena Lula, Enertil Canaj dhe Sokol Plaku kanë administruar dosje të shumta si dhe kanë paralajmëruar se do ketë ndëshkime nga nivelet më të larta drejtuese në kete institucion deri në ndjekje penale.
Mësohet se një ditë më parë i njëjti aksion është bërë dhe në Kadastrën e Vlorës, ndërsa ky institucion në të gjithë vendin pritet që të përballet me kontrolle të shumta.